Një ditë pasi prezantuan platformën e tyre në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, është zbardhur edhe pasuria e 7 kandidatëve për postin e kryeprokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, të zyrtarizuar dy ditë më parë në Kuvend.
Por, ajo që bie në sy, duke i habitur të gjithë është vetëdeklarimi dhe argumentimi i një pjesë të parave të pasurisë së tij njëri prej këtyre kandidatëve.
Artur Selmani i prokurorisë së përgjithshme në vitin 2004 do të deklaronte një pagë vjetore prej 1. 4 milion lekësh. Ndonëse për këtë prokuror nuk ka shumë të dhëna veç një kredie të marrë me një afat 25 vjeçar ajo që të bie në sy është se Selmani ka fituar një lloto sportive në vitin 2007. Sipas deklarimit të depozituar në ILDKPI Selmani ka fituar jo pak por plot 4 mijë dollarë në një kompani bastesh.
Por nuk përfundon me kaq. Në vitin 2008 Selmanit i ka ecur sërish fati dhe fiton një tjetër skedinë prej 2 mijë dollarësh.Sërish në vitin 2009 skedina fituese në lloto i sjell atij 4 mijë dollarë të tjera. Pra në një hark kohor prej 3 vitesh prokurori thotë se ka fituar shumën 10 mijë dollarë në baste sportive, shkruan sosneës.al. Mesa duket edhe nga deklarimet Selmani është një ekspert i vërtetë i futbollit.
Diskutime rreth kësaj post