Partitë politike në vend kanë ndezur motorët e fushatës.Pak orë pasi KQZ regjistroi zyrtarisht listat e kandidatëve për deputet të propozuar nga partitë politike që janë regjistruar për të marrë pjesë në garën e 25 prillit për Kuvendin e ri të Shqipërisë, një prej emrave të përfshirë në lista është tërhequr.
Selim Sela ka njoftuar ditën e sotme përmes një letre se nuk do të garojë në datë 25 prill , përshkak të një presioni të vazhdueshëm ndaj tij.
Deklarata e Selës:
“Deklaroj që unë Selim Naim Sela, datëlindja 04.09.1995, jam dorëhequr si deputet i qarkut Dibër me Nismën Thurje, për arsye personale, presjon pas presjoni të vazhdueshëm. Me respekte Selim Sela,” shkruan Selim Sela.
Diskutime rreth kësaj post