Lorenc Vangjeli thotë se kandidati i opozitës për kreun e Bashkisë së Tiranës është vendosur dhe sipas tij ai do të jetë Ilir Alimehmeti.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Vangjeli tha se kandidatura e Alimehmetit është aprovuar edhe nga Berisha.
Megjithatë primaret ende nuk janë mbajtur dhe doktor Alimehmeti nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij në këto primare ende.
Lorenc Vangjeli: Primaret janë bërë dhe kam përshtypjen që edhe doktori (Berisha) ka votuar. Unë po të them, me atë që dëgjova nga doktor Alimehmeti, kemi mes nesh kandidatin e nesërm të opozitës në zgjedhje vendore. Do takohemi pas një muaji. Këtu jemi. Në pjesën e fundit, doktor Alimehmeti foli si kandidati zyrtar i Partisë Demokratike.
Neritan Sejamini: Nuk ja vlen të tregohemi cinikë me primaret. Është fantastike që të garohet. Nuk ka asgjë të keqe nga askush që të kandidohet.
Lorenc Vangjeli: Unë po të tregoj rezultatin përpara.
Diskutime rreth kësaj post