Kandidati për deputet në qarkun e Gjirokastrës nga radhët e Vetëvendosjes, Kreshnik Merxhani ka bërë një denoncim të fortë në ‘Facebook’, ku përmes një video tregon se si anëtarët e stafit të numërimit nxjerrin të pavlefshme votat për të.
Postimi i plotë:
“DENONCIM
TJETËRSIM I VULLNETIT TË QYTETARËVE NGA NUMËRUESIT PARTIAK.
Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht.
Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve.
Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit.
Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë.
Kjo është një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje.
Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe.
Ne marim angazhimin ta ndjekim çështjen penalisht!”, ka shkruar Merxhani.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post