Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emision “Log.” se ai nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës.
Shehi tha se ka ardhur koha që gjithsecili të tërhiqet nga pak për t’i hapur rrugë brezit të ri.
I pyetur nga moderatori Xhafo se përse kjo tërheqje pasi në 2019-n e la të hapur mundësinë për kandidimin për të qenë qytetari i parë i Tiranës, Shehi tha se kanë kaluar katër vjet dhe ai është edhe më i vjetër.
Ndërsa shtoi se kandidimi i tij nuk do të sillte bashkimin e opozitës, prandaj duhet një emër që i bën të gjitha palët bashkë.
Xhafo: Në 2019-tën nuk ja mbylle derën vetës për një kandidim të mundshëm në Tiranë, ke ndryshuar?
Shehi: Jam një katër vjet më i vjetër. Situata aktuale është që të gjithë të heqim nga pak dorë nga vetja jonë për t’i hapur rrugë brezit të ri. Po të kandidoj unë nuk e bëj atë bashkimin e opozitës. Është momenti të dalin figura të reja. Ne na bashkojnë tre gjëra në këtë rast, na bashkon lufta kundër PS-së, lufta kundër arrogancës së Ramës, na bashkon edhe kandidati i përbashkët. Unë mendoj se janë të mjaftueshme për të përballuar një betejë elektorale. Kush na nda? Na ndajnë shumë gjëra, prandaj duhet të amplifikojmë këto që na bashkojnë.
Diskutime rreth kësaj post