Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se është “thellësisht e bindur” nga kandidimi i Armin Laschet, udhëheqës i konservatorëve, për ta pasuar atë si kancelar pas zgjedhjeve të përgjithshme.
“Ka qenë gjithmonë e rëndësishme për të që të vendosë dinjitetin individual dhe të patjetërsueshëm në qendër të gjithçkaje”, theksoi Merkel gjatë një tubimi fushate në Berliin.
“Jam thellësisht e bindur se pikërisht me këtë qëndrim ai do t’u shërbejë gjermanëve si kancelar”, shtoi ajo, ndërsa kandidati i partisë së saj, CDU, po has në vështirësi dhe po humbet vrullin në sondazhe.
Diskutime rreth kësaj post