Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës Richter ka goditur pak më parë bregun Perëndimor të Kanadasë. Nga të dhënat paraprake raportohet se tërmeti kishte një thellësi prej 15 kilometrash dhe epiqendra ishte 183 kilometra në perëndim të Port Hardy.
Ky është tërmeti i tretë i fortë që godet vendin brenda dy ditëve pas dy të tjerëve me magnitudë 6.0 dhe 6.1 që ranë më parë. Kur tërmetet bien shpesh me një magnitudë të lartë fenomeni quhet ndryshe edhe si “stuhi tërmetesh”.
Nuk ka të dhëna për dëme në njerëz, përveç dëmeve materiale.
Diskutime rreth kësaj post