Kamomili, bima shekullore e qetësimit të mendjes dhe aromës së mirë. Lulet e bukura të kamomilit përveç aromës së tyre të mrekullueshme njihen edhe për vlerat e mira që kanë në organizëm. Zakonisht konsumohet në formën e çajit për të qetësuar trupin, mendjen apo inflamacionin. Ndryshe nga përdorimi i zakonshëm sot AgroWeb.org ju tregon si ta përdorni këtë çaj të mrekullueshëm edhe për flokët.
Të njëjtën ndjesi të mirë që ju jep kur e konsumoni do t’i dhurojë edhe flokëve tuaj. Më poshtë gjeni të shpjeguar hap pas hapi mënyrën e saktë të përgatitjes së maskës me kamomil dhe kos.
Kamomil dhe kos:
Për të përgatitur këtë maskë AgroWeb.org ju këshillon të merrni rreth 6 bustina çaji kamomil dhe 125 ml kos. Ndërkohë vini të ziejë një tenxhere të mbushur me 1-2 gota ujë. Hidhni bustinat e çajit në të dhe lëreni të ziejë për të paktën 10 minuta. Pasi çaji të ketë lëshuar të gjithë ekstraktin e tij hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht. Hidheni më pas në një enë të pastër duke hequr edhe bustinat e çajit. Në fund shtoni sasinë e kosit dhe përziejini mirë të dy përbërësit.
Si t’a përdorni:
AgroWeb.org ju këshillon të lani dhe të pastroni si zakonisht flokët. Lërini të thahen dhe më pas mund të aplikoni maskën nga rrënja drejt majave të flokëve. Mundohuni të fokusoheni tek zona më e thatë e tyre apo tek skalpi duke e lyer mire të gjithë sipërfaqen e kokës. Më pas është e rëndësishme që t’a mbuloni kokën me një qese plastike për 15-20 minuta.
Në këtë mënyrë do të evitoni që të bëni pis veten dhe të tjerët rreth jush. Në fund të këtij proçesi shpëlajeni flokët me ujë të vakët dhe pak shampo për të larguar maskën nga rrënjët. Kur të mos keni më shkumë në kokë kthejeni uji nga i ftohti dhe shpëlajeni kokën edhe një herë të fundit. Kjo maskë do t’ju ndihmojë të hidratoni flokët tuaj, të largoni zbokthin dhe majat dyshe me shpejtësi. Mund t’a përdorni një herë në javë ose një herë në dy javë sipas dëshirës tuaj.
Diskutime rreth kësaj post