Një grup hajdutësh të cilët ishin kthyer në makthin e qytetarëve të Kuçovës janë tradhtuar nga kamerat e sigurisë duke arrestuar njërin prej tyre nga policia, konkretisht një femër 30-vjecare dhe një tjeter po hetohet në gjendje të lirë per shkak të moshës së mitur.
Në videon e mëposhtme duken qartë fytyrat e hajdutëve nga Durrësi të cilët tentojnë të grabisin një lokal në fshatin Havaleas të Kuçovës. Policia ka arrestuar Ledjana G, 30 vjeçe dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.
“Më datë 25.04.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë e shtetases Ledjana G, 30 vjeçe, banuese në fshatin Shënavlash, Durrës. Si dhe filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen B.O, 15 vjeçe, banuese në Durrës.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit S.B, 23 vjeç, E.D, 16 vjeç, të dy banues në Durrës”- thuhet në njoftimin e policisë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin më datë 25.04.2018 në fshatin Havaleas, Kuçovë kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit F.B, 26 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë. Si dhe dyshohen si autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 08.02.2018 në Perondi, Kuçovë, në lokalin e shtetasit A.Sh, 60 vjeç, banues në Perondi Kuçovë, ku kanë vjedhur disa pajisje interneti dhe një sasi eurosh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vjedhje e mbetur në tentavivë, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 25. Shtetasja B.O u proçedua dhe për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi u kap duke drejtuar mjetin tip Opel pa leje drejtimi, “Njoftim i rremë i organeve të rendit”.
Diskutime rreth kësaj post