Kamerat e sigurisë kanë fiksuar dy persona, që dyshohet se janë autorët e grabitjes së ndodhur ditën e mërkurë në qendër të qytetit të Durrësit dhe në mes të ditës.
Dy autorët e dyshuar në kamerat e sigurisë shfaqen të pamaskuar. Megjithatë, policia e Durrësit jo vetëm që nuk i ka arrestuar, por ende nuk i ka identifikuar dot ata.
Grabitja ndodhi në mes të ditës në një pikë argjendarie bulevardin “Dyrrah” të qytetit bregdetar, një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.
Autorët kanë hyrë në agjendari dhe duke kanosur shitësen me anë të një thike, sipas dëshmisë së kësaj të fundit, kanë marrë një sasi bizhuterish të florinjta me një vlerë të konsiderueshme monetare.
Diskutime rreth kësaj post