Disa ditë pas ngjarjes, është publikuar një video ku tregon momentin kur u qëllua me breshëri armësh helikopteri me të cilin ishte duke fluturuar presidenti i Kolumbisë, Iván Duque.
Presidenti Ivan Duque, së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Brendshëm ishin duke udhëtuar drejt provincës së Santanderit kur ndodhi ngjarja.
Fatmirësisht nga ky incident nuk u lëndua askush, ndërkohë që një hetim ka nisur për ngjarje. Presidenti Duque e konsideroi sulmin një akt frikacakësh dhe shtoi se nuk do të trembet asnjëherë nga këto ngjarje terroriste.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post