Kamarieri më i ndershëm në botë
Një kamarier në Kaliforni është vlerësuar lartë për ndershmërinë e tij, pasi ka dorëzuar rreth 30 mijë euro që ishin harruar mbi tavolinë nga konsumatorët.
Kamarieri që kishte rreth dhjetë vjet pune në restorantin Applebee, i cili kishte dashur që të mbetet anonim, gjithashtu ka refuzuar të marr shpërblimin nga familja, që kishte harruar paratë në restorant, ka konfirmuar menaxheri kryesor i restorantit Carrie Hellyer.
“Ai më ka thënë se e ka bërë këtë vetëm se beso se kjo është gjëja e duhur për t’u bërë, dhe nuk donte që këtë ta përfshinte me ndonjë gjë tjerët”, ka thënë Hellyer, raporton The Telegraph.
Familja kishte harruar mbi tavolinë rreth 30 mijë euro, ka konfirmuar një zëdhënës i policisë.
Kamarieri këtë shumë parash, që ishte e barabartë me pagën e tij vjetore, ia kishte dorëzuar menaxherit të tij, i cili më pas i ka dorëzuar te policia.
Kur familja kishte thirrur në polici për të raportuar për paratë e humbura, policia u kishte thënë që të shkojnë në stacion për t’i marrë. Policia më pas ka konfirmuar se ka disa familje që paratë e tyre nuk i depozitojnë në bankë, por i mbajnë me vete në ndonjë kasafortë.
Hellyer për vërtetuar edhe njëherë ndershmërinë e kamarierit ka konfirmuar se në vendin që familja kishte harruar paratë nuk kishte kamera.
Diskutime rreth kësaj post