Historiani Paskal Milo, i cili prej vitesh ka drejtuar Partinë Demokracia Sociale nuk u bë pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arnautistan’, Milo tha se është shkëputur nga qarqe të së majtës shqiptare, ndërkohë që theksoi se nuk mban thuajse asnjë lidhje.
Për sa i takon fakteve historike që po shqyrton për librin e tij, Milo tha se nuk i imponohet askush dhe së është shumë i ftohtë në gjykimin e tyre.
“Tashmë jam tmerrësisht i ftohtë për shkak të moshës dhe përvojës. Mua nuk më imponohet askush. Mund të ketë pakënaqësi pse unë po shikoj disa teza lidhur me historinë, por të padeklaruara. Kam vite që nuk pyes fare. Jam shkëputur edhe nga qarqe të së majtës shqiptare, të së vjetrës dhe të trashëgimisë së tyre dhe thuajse nuk mbaj asnjë lidhje, jam krejtësisht i shkëputur”, – u shpreh Milo.
Diskutime rreth kësaj post