Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në koncertin “Alpha Show 2”. Noizy ka vendosur të vij ndryshe me një rrëfim emocionues në rrjete sociale, duke kujtuar ndjesitë e po ashtu edhe vështirësitë që hasi në edicionin e vitit të kaluar.
Në një video të publikuar në faqen e “Alpha Show”, reperi ka treguar se ka pasur aq shumë emocione sa ka shpërthyer në lot disa herë.
”Sa herë vjen gushti, vitet do kalojnë, por do më kujtohet gjithmonë Alpha Show. Më kujton adrenalinën, një ndjesi e bukur, vështirësitë që pati, organizimi në ato lloj përmasash, ajo skena e madhe që të ha, vështirësitë për të bërë bashkë 21 kolegë. Por të gjithë e pritën shumë mire dhe u bënë pjesë e një trupi për ta bërë Alpha Show një traditë të kulturës HipHop”, u shpreh artisti
“Mbaj mend që kam shpërthyer në lot 3-4 herë në prapaskena. Edhe para miqve, nuk po e mbaja dot veten…para se të ngjitesha në skenë, kur isha në skenë, pasi mbaroi koncerti. E mbaj mend kur erdhi mami. E pashë dashurinë që njerëzit tregun dhe thashë se paskan nevojë për pak zhurmë”-tha Noyzi.
Diskutime rreth kësaj post