Beatrix Ramosaj tregon punën e parë që ka bërë në jetë. Çifti shumë i përfolur brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Donaldi dhe Beatrix, i janë përgjigjur disa pyetjeve të ndryshme ndaj njëri-tjetrit.
Të ulur në një kafe përballë njërti-tjetrit, ata kanë hapur goglat, në të cilat gjendeshin pyetje nga më të ndryshmet.
Në një moment, Donaldit i ra të pyeste këngëtaren se cila është puna e parë që ka bërë në jetë.
Dhe Beatrix me të qeshur kujtoi se kur kishte qenë në klasë të tretë, kishte tentuar të shiste disa fruta dhe perime.
Kjo ka ndodhur në fëmijërinë e saj të kaluar në një fshat të Podujevës, ku kishte mbledhur disa fruta dhe perime nga kopshtet e të tjerëve.
“Domethënë atje të gjitha kanë një super kopsht kështu me të gjitha, fruta, perime, dh shkova, sa mund të kem qenë në klasë të tretë apo të katërt dhe mora ku di unë: mollë dhe specia dhe dola para shtëpisë aty dhe do shisja mollë dhe speca (qesh). Një ditë ndenja aty dhe nuk kaloi njeri, aq ka qenë”, tregoi Beatrix.
Këngëtarja me nënën dhe vëllain e saj kanë jetuar për një kohë në Holandë dhe janë kthyer më pas në Shqipëri, ku në moshën e adoleshencës, Ramosaj nisi karrierën e saj si këngëtare.
Diskutime rreth kësaj post