Ish-shefi i SHIK, Fatos Klosi zbuloi sot në emisionin ‘Breaking’ arsyet se përse SHBA e shpalli ‘non-grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha 8 vite pasi ai ishte larguar nga pushteti.
Sipas Klosit, nëse do të ishte bërë tetë vite më parë, kjo masë nuk do të kishte asnjë efekt, pasi drejtësia ishte në duart e Berishës.
“Nuk është problemi i hakmarrjes se Berisha nuk është se ka forcën e duhur, është numri një i politikës shqiptare, kam qenë vetë dëshmitarë. Do të shkonte kot dhënia “non-grata” 8 vite më parë, sepse nuk kishim një drejtësi të pavarur. Kështu që mundësia do të shkonte kot”, – tha Klosi.
Sipas tij, SHBA-të kanë plot prova dhe materiale me fakte, të cilat mund t’i vijnë në ndihmë drejtësisë shqiptare për ndëshkuar zyrtarët e korruptuar në Shqipëri. Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë edhe emra të tjerë.
Diskutime rreth kësaj post