Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “BBVIP3”, Franceska Murati ka folur shpesh me detaje rreth jetë së saj personale dhe problemeve që ka kaluar, sidomos kur u shpërngul në Londër, ndërsa më parë është rrëfyer për bullizmin që ka përjetuar, buliminë e të tjera shqetësime kryesisht shëndetësore, të cilët fatmirësisht i ka kaluar me sukses.
Megjithatë, sot, gjatë një bisede me Rozën, ajo ka treguar një tjetër moment delikat, këtë herë në lidhje me lindjen e djalit, teksa jeta e saj ka qenë në rrezik. Kështu, sipas Franceskës, operacionin e lindjes e kishte me shumë komplikacione dhe për këtë ka ndejtur 5 ditë në spital me ilaçe, nën kujdesin e mjekëve dhe e ka parë veten në një gjendje shumë shumë të rëndë.
“Kur kam qenë në një moment shumë të vështirë mbas lindjes së djalit, në një gjëndje shumë shumë të rëndë. Lindja nuk më shkoi shumë mirë, mbas operimit kam qenë në spital, operimin e kisha me shumë komplikacione dhe kam qenë shumë sëmurë. Kam ndejtur 5 ditë në spital me ilaçe, kam parë veten në një moment sikur isha në dhomë dëgjoja se çfarë po ndodhte rreth meje, më kishin hyrë 5 doktora dhe më bënin pyetje, flit njëri flit tjetri dhe po mundoheshin të më fusnin ilaçet…”-shprehet ish-Missi.
Diskutime rreth kësaj post