Prokurori Altin Dumani po intervistohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në lidhje me drejtimin e SPAK-ut. Dumani ka dhënë mesazhe të qarta se si do ta luftojë SPAK krimin e organizuar dhe korrupsionin, nën drejtimin e tij dhe gjithashtu ka treguar disa të fshehtat e gjatë punës së tij.
PJESË NGA INTERVISTA:
Sandër Beci: Jemi para ngritjes se një strukture të re, e pa ngjashme me asnjë tjetër në sistemin e drejtësisë. Pikat e forta dhe të dobëta që ia njihni vetes në raport me kandidatë të tjerë?
Altin Dumani: Po të lexosh vizionin dhe planin, mund të krijohet një ide. Pika e fortë është eksperienca ime e pasur. Kam përvojë 20 vjeçare. Kam kaluar në duart e mia 4-5 mijë dosje. Jam përballur thuajse me të gjitha llojet e veprave penale. Nga eksperienca vlerësoj se kam fituar profesionalizimin dhe maturinë për të akuzën që duhet të ngrejë. Pjesa më e madhe e karrierës është fokusuar tek krimi i organizuar dhe korrupsioni. Pikë tjetër e fortë është aftësia për të bashkëpunuar dhe për të frymëzuar të tjerët. Kam qenë drejtues në Prokurorinë e Tropojës, kam qenë zv.drejtor në Tiranë. Unë me këto lloj prokurorësh kemi realizuar hetime të suksesshme si “Banda e Lushnjes”, “Banda e Durrësit”. Kush e njeh natyrën time? Të gjithë kolegët që punojnë me mua e ndjejnë. Një moment shumë i rëndësishëm ka qenë puna në Prokurorinë e Tiranës. Është krijuar nga memomrandumi. Kam organizuar shumë agjenci zbatimi të ligjit për luftën kundër krimit të organizuar. Kam tjetër pikë të fortë aftësinë për t’u përballur me vështirësinë. Jam vendosur nga drejtuesit tek ato çështjet, që do të thotë se kanë pasur besim. Kam vënë në dispozion edhe dosje pavarësisht rrezikut që më është kanosur. Kam qenë 9 vjet i mbrojtur nga Policia e Shtetit. Unë kam një vendim dënimi, se më kanë kanosur për shkak të detyrës. Pika e dobët…është pak e vështirë… Pika ime e dobët është menaxhimi i kohës, kur më kap dëshirë për të punuar. Mirë familja ime…fëmijët e mi. Por kam edhe kolegët që i privoj nga koha që mund t’i kushtojnë familjes.
Diskutime rreth kësaj post