Vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, Aleksai e ftuar në emisionin ‘Glamour’ ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj. Ajo ka zbuluar se disa muaj më parë ka punuar në call center. Sipas saj, edhe pse është vajza e ministrit, ajo ka punuar si gjithë vajzat e tjera, por në bankë tha se ka zero lekë.
“Po, kam punuar, madje një nga punët e mia ka qenë në call center, disa muaj më parë. Nuk zgjati shumë, sepse tani gjeta një punë tjetër më të mirë, si menaxhere e rrjeteve sociale”, ka thënë Aleksia Peleshi.
Intervista:
Ester Bylyku: Vajza e një Ministri në Call Center? Sa je paguar? Të mbajtën me hatër?
Aleksia Peleshi: Kam, fituar sa të gjitha vajzat e tjera. Jam vajza e ministrit, por nuk jam ministre vetë. Edhe ai ministër ia ka nisur nga zero, kështu më pëlqen dhe mua t`ia nis.
Ester Bylyku: Sa para ka Aleksia në llogarinë bankare? Se ti tani punon. (qesh)
Aleksia Peleshi: Për momentin zero lekë. Sepse unë punoj, por edhe harxhoj. (qesh)
Diskutime rreth kësaj post