Policia ka reaguar në lidhje me konstatimin e një personi të veshur me të zeza sot para Kuvendit, i cili bënte veprime të dyshimta. Sipas bliuve të Tiranës, bëhet fjalë për një 41-vjeçar, i cili ka probleme të shëndetit mendor dhe që është larguar nga Kryesia e Kuvendit pasi u këshillua nga forcat e rendit.
Mësohet se ai po lëvizte në atë zonë duke thënë në telefon “kam punë me doktorin unë”, gjë që ka ngjallur dyshime se mos objektiv ishte Sali Berisha.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.11.2023, rreth orës 12:45, është marrë njoftim se në afërsi të Kryesisë së Kuvendit, është konstatuar një shtetas, i cili përbënte shqetësim për qytetarët.
Shërbimet e Policisë kanë kaluar në vendngjarje dhe kanë marrë kontakt me shtetasin F. B., 41 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, të cilin e kanë këshilluar të largohet dhe më pas është larguar pa probleme.
Diskutime rreth kësaj post