Raportet mes liderëve shtetërorë të Shqipërisë e udhëheqësve të UÇK-së gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, shumë herë kanë qenë pjesë e diskutimit publik.
Në lidhje me këtë çështje, ka folur edhe një prej atyre që ka qenë i autorizuar të mbante kontakte me krerët shtetërorë në Shqipëri.
Një prej themeluesve të UÇK-së Xhavit Haliti në emisionin “n’Demos” ka treguar se kush ishte lidhja e tij kryesore në Shqipëri.
“Në kohën kur unë e kam takuar Ramizë Alinë, ne e kemi takuar si organizatë qysh në vitin ’90 zyrtarisht, unë dhe Emrush Xhemajli kemi qenë disa ditë bashkë në Shqipëri. Janë arkivat që i kemi dërgu dikur, që kemi bërë kërkesa ndonjëherë edhe të paarritshme, e që në analizat e tyre kanë thënë se këta qenkan ekstremista po dojnë me na fut në luftë. Kam takuar njerëz kryesorë me të cilët i kam mbajt lidhjet me shtetin shqiptar. Me rënien e Ramizit, ka ardh Sali Berisha, aty kam pasur lidhjen kryesore me Adem Qopanin, gjenerali, ai ka pasur një problem me të cilin e kam bisedu me të. Ai e ka dhënë një urdhër që të sulmohet faqja e malit në depot që kanë qenë në Berat, sipas tij depot e armatimit aty kanë qenë të gjitha llojet e armatimit, qëllimi ka qenë që me i frikësu që mos me i hap depot, dhe socialistët e quanin tradhtar se ka dashur ta bombardonte malin, edhe demokratët s’e kanë dashur, dhe ai iku, e ka jetuar në Amerikë”, ka deklaruar ai.
Haliti ka treguar se në të gjitha qeveritë ka pasur një imunitet mbrojtës të lëvizjes e veprimtarisë në territorin shqiptar.
“Adem Qopani ka qenë lidhja ime me Berishën, jemi takuar me të edhe në zyrë. Unë Berishën e kam takuar edhe pa u bërë president, kemi nejt, kemi bo muhabete, jemi fjalos e jemi pajtu, familjarisht e kam njohur, unë sa kam nejt në Shqipëri kam pas një mbrojtje që mos mem ngacmu askush, pra e njëjta ka vlejt edhe në kohën e Ramizë Alisë e atë të Sali Berishës e të tjerëve me radhë. Z.Berisha në një moment na patë thënë se unë ju lejoj sa t’iu lejojnë ligjet e Shqipërisë, në atë moment që ligjet thyhen, do të merren masa. Aty ai na pat thënë se ju keni diçka më shumë me socialistët, por ne brenda organizatës e kemi pasur një rezolutë, që raportet me Shqipërinë i ndërtojmë vetëm me shtetin shqiptar e nuk futemi në luftëra politike atje. Mua personalisht strukturat e shtetit shqiptar më kanë respektu më shumë se sa e kam meritu”, ka thënë ai.
“Berishës nuk i pëlqeu kur i thamë bëhuni bashkë me socialistët dhe pati një reagim që unë s’ia kam quajtur si të mirë”, ka thënë ndër tjerash Haliti.
Diskutime rreth kësaj post