Michael Granoff, Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, i ftuar në “Real Story” në ABC News, me gazetarin Sokoll Balla, ndër të tjera tha se edhe pse ditët janë të lodhshme të Shqipëri, ai nuk është nga lodhur nga ky vend, edhe pse ka 25 vite.
Ai po ashtu shtoi se ka dy pasaporta, një amerikane dhe një shqiptare.
Pjesë nga intervista:
Ju jeni aktiv për më shumë se 25 vjet. Nuk jeni “lodhur” nga Shqipëria?
-Është interesante sepse ditët këtu janë të lodhshme, por kam mjaft energji nga ajo çfarë bëj, nga mbledhjet qe zhvilloojme më japin energji dhe gjëra të tjera që unë bëj. Dhe më bëjnë të ndihem me shqiptar ne nje fare menyre dhe me bëjnë të mendoj si është të jesh amerikan. Dhe ndoshte është një mundësi për mua të tregoj cila është më e mira e amerikes dhe një nga gjërat që bëra këtë herë është se rinovova pashaportën time shqiptare. Mund të të tregoj se kam dy pashaporta, një shqiptare dhe një amerikane.
-Ne kishim një rol në krijimin e pashaportes shqiptare
Në atë kohë, fondacioni mori pjesë në projekte të shumta që kontribuan në modernizimin e Shqipërisë. Megjithatë, ju konsideroheshit shpesh si “partner i heshtur” i qeverisë gjatë asaj periudhe. Sot disa mund të pohojnë se ju jeni institucioni i afërt me qeverinë “Rama”. Unë personalisht besoj se ju jeni një partner i vlefshëm për Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare. Por, duke thënë këtë, a keni hasur edhe ju në këtë klimë toksike do të thoja, që krijohet shpesh nga Tirana politike?
-Kuptova qe nga fillimi se për të qenë të suksesshëm, duhet të përdornim të gjitha referencat tona rreth politikës dhe ne nuk ishim pjesë e asaj partie politike apo qeverie dhe njerëzit duhet ta shihnin që ajo qe ne po bënim ishte në të mirë të shqiptareve dhe nuk kishte fare të bënte me politikën. Dhe me kalimin e kohës njerëzit do ta shihnin jo atë që thamë por atë që bëmë dhe kjo do të ishte përgjigjia jonë për ta. Ky ishte qëllimi ynë. Gjëja e dytë që ne kuptuam me kalimin e kohës është që për punë të mëdha në këtë vend, duhet të bashkëpunosh me qeverinë në një mënyrë apo tjetër dhe të bashkëpunosh me institucionet lokale dhe me ministrinë e arsimit nëse do të ndryshosh programit e arsimit dhe ajo çfarë kuptuam ishte se nuk duhet të punonim vetëm me atë qeveri por me çdo qeveri të çdo kohe. Dhe per sa kohe qe institucionet qeveritare do te ishin mbeshtetese te atyre qe ne do te benin, edhe ne do te tregoheshim mbeshtetes ndaj tyre. Dhe nese ata nuk do te ishin, nuk do te ishim as ne. Ju thatë që unë kam qene një mik i mirë me çdo kryeministër që kur kam ardhur në Shqipëri po në fakt kam pasur marrëdhënie të mira me të gjithë, nëse mund ti quaj miq sepse në fakt është pjesë e punës time, pjesë e punës së fondacionit në mënyrë që të kemi një marrëdhënie të mirë me qeverinë per te arritur gjera te medha. Uroj që qeveria në disa raste të adaptojë mënyrat se si ne bëjmë biznes dhe që gjërat në këtë mënyrë të ecin më mirë. Ne kemi një program “Lead Albania”, prej te cilit shumë të rinj kanë arritur pozicione të mira në qeveri. Kemi marrë qindra prej tyre për shumë vite dhe uroj që të këtë efekt në qeveri. Ne nuk jemi te rreshtuar me ndonjë qeveri specifike por është detyra jonë të punojmë me qeverinë në mënyre që të bëjmë gjëra të mëdha dhe po përpiqemi ta bëjmë sa më mirë. -A jam i zhgënjyer që disa njërëz na keqkuptojnë dhe na përfshijnë në çështje politike? Po më zhgënjen, sepse e para nuk është e vërtëtë. E dyta nuk është e mirë për njerëzit në Shqipëri. E treta nuk është diçka e mirë as për marredheniet me fondacionin dhe e katërta nuk është e mire për marëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA-së. Njerëzit po i bëjnë keq vendit të tyre duke menduar kështu. Dhe a më zhgenjën kjo? Po sigurisht. A ndryshojmë mënyrën se si ne i bëjmë gjërat? Jo. Ne na duhet te sigurohemi qe te vazhdojme ne rrugen dhe drejtimin ku jemi, do te bejme gjene e duhur sepse kjo nuk do të ndryshojë mënyrën se si ne i bëjmë gjërat, te vazhdojme te punojme ne menyre konstruktive me ju dhe ju siguroj se cilado te rezultoje te jete qeveria e ardhshme ne Shqiperi, ne do të vazhdojmë te punojme ne menyre konstruktive me ta.
Një nga gjërat që më thanë kur vizitova për herë të parë SHBA, isha në një trajnim në Boston, ata më thanë e dini se cfarë nënkupton Bostoni për SHBA dhe Shqipërinë, dhe unë i thash, unë di se këtu ka nisur pavarësia e SHBA dhe ata thanë PO, por gjithashtu edhe pavarësia e vërtetë për Shqipërinë sepse falë shqiptarë që jetuan në Boston, shumë të afërt me Presidentin Wilson ata lobonuan me të dhe ai mbrojti Shqipërinë. Cfarë rezervon e ardhmja e Fondacionit për Shqiptarë, cfarë projektesh keni për të ardhmen.
– Le ti kthehemi asaj që përmende për Boston. Unë jam rritur në Western Massachusetts dhe atje ka shumë shqiptaro-amerikanë. Kështu që jam rritur me ta dhe shumë përpara se të më lidhte puna me ta, unë i njihja. Për sa i përket të ardhmes të fondacionit, ne kemi shumë programe, në edukim , lidership, trashegiminë kulturore dhe këto kanë përparuar shumë. Ne kemi dy sfida kryesore për vitet e ardhshme. E para, që programet tonë të zgjerohen ne rang kombetar, duam qe programi TUMO te mund të mësojë 4 mijë fëmijë në javë në Tiranë. Dhe në vitet e ardhshme ne duam që të ndikoje arrije tek fëmijët tanë në Vlorë, Elbasan, Shkodër apo Korcë. Keshtu qe na duhet ti përhapim programet tona dhe ti rrisim dhe e dimë që nuk është gjë e lehtë për tu bërë. Do investim, menaxhim, përkushtim dhe gjëra të këtij lloji. Një nga qëllimet tona kryesore strategjike eshte që këto programe ti ofrojmë ne një vend por te jene te prekshme per te gjithe. Përshembull nëse do të shohim TUMon, askush nuk e ka nderprere programin aty per shkak te pamundesise.
Mbi 50% e pjesëmarrësve marrin bursë. Por ne keto programe edukimi nuk duhet te kene akses vetem fëmijët e Tiranës, por te të gjithë vendit, e theksoj pa marre parasyh mundesite e tyre. Ky është qëllimi ynë kryesor i madh, se si të përhapim programet tona në nivel kombëtar. Dhe qëllimi i dytë qe kemi eshte është qe te zgjerojme fushat strategjike ku ne veprojme. Sapo të përmenda faktin që ne kemi miratuar krijimin e nje qendre inovacioni, diçka që ne nuk e kemi bërë më para.
Kështu që hapi jonë i radhës në këtë process është që ne ndihmojnë si përshembull sipermarresit dhe persona qe kane nisur projekte te reja ngjashme. Është hapi jonë i radhës. Ne gjithashtu po investojme 500 mijë dollarë në nje muze hebre të ribërë në Vlorë. Kemi bërë disa punime në Vlorë në zonat urbane dhe tani ndërtimi i një muzeu të ri, do të jetë një arenë e re e trashëgimisë për shqiprine që nuk ka ekzistuar më parë. Ne duhet të bëjmë më shumë pune te ngjashme, qe ti shtojme ne portofolin e puneve tona qe te shkojme me pas drejt projekteve të reja dhe duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë në 5-10 vitet e ardhshme dhe të trajnojmë njerëzit për t’i bërë ato, në një mënyrë që te tregojme edhe vlerat e fondacionit tone.
Diskutime rreth kësaj post