Amarda Toska është shprehur se për momentin nuk ka ndërmend që të rikthehet sërish në ekran në një emision të sajin. Ajo tha se tashmë biznesi është prioriteti i saj dhe i Ermalit, dhe padyshim edhe kujdesi për fëmijët e tyre.
“Për sa kohë unë nuk e shoh më aq atraktive që të jem në përditshmërinë time të jem në TV. Më merr shumë kohë nga gjërat prioritare, ekrani nuk është më prioriteti im, është një botë që shkëlqen, që ka sfidat e veta, por sikur më ka ikur nga prioritetet. Nuk mendoj më si do të jem në TV, kam pasur edhe oferta dhe nuk kam thënë po që të kthehem në ekran.
Ndoshta e kam çuar unë rrjedhën për ta mbyllur atë derë, më anon më shumë peshorja nga investimet që ne kemi bërë. Them ne pasi dhe Ermali është pjesë e arritjeve tona, kur kthejmë kokën të shohim, vendosim prioritete të tjera, dhe e kam luksin që të zgjedh. Nëse vjen mirë, dhe mirësetëvij. Nëse do të vijë do të jetë ashtu siç unë e kërkoj. Nuk e besoj edhe unë që ka 15 vite që është hapur Ami event, ne kemi qenë shumë të rinj, kemi bërë paralelisht 4 apo 5 punë, ndaj ka ardhur dhe ky momenti që unë të zgjedh”, tha Ami.
Diskutime rreth kësaj post