Semi i ka rrëfyer Fifit detaje nga jeta e saj. Fëmijëria është një nga fazat më të bukura në jetën e një personi. Në një bisedë me Fifin ajo ka treguar momente nga fëmijëria e saj dhe se ka qenë një fëmijë shumë i llastuar.
“Kam qenë e përkëdhelur. Punët i bënte motra se ishte më e madhe se unë .Gjellën e bënte mami kur vinte nga puna në orën 4 dhe unë i gjeja gati.13-vjeç kam jetuar te tezja se kam qenë në Lice. Dilja në mëngjes vija mesdite, tezja mi bënte gati të gjitha gatimet. Pastaj ishte periudha që u lidha me Bojken. Mami me thotë kur ti iu futesh punëve iu futesh me themel, nuk i bën njeri si ty, por ty të kam përkëdhelur unë,”-thotë këngëtarja.
Fifi nga ana tjetër tregon se nuk ka pasur një fëmijëri aspak të lehtë dhe se i duhet të përballonte shumë gjëra e vetme.
Diskutime rreth kësaj post