Spartak Braho e ka quajtur nivel të ulët ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili një natë më parë tha se ka informacione të bollshme për politikanët shqiptarë, por që nuk krahasohen me çantën e zezë të Brahos.
Braho tha se këto fjalë tregojnë se Llalla është nivel i ulët dhe se është gjynah që ai të komentojë. Braho tha se do ta takojë nga afër Llallën për t’i thënë gjithçka nga afër.
Pjesë nga biseda:
Spartak Braho: Me këtë që po dëgjoj unë tani, është bërë një gabim i madh që ai është emëruar kryeprokuror. Nivel i ulët. Ka kthyer mbrapsht kasetën dhe është gjynah që unë t’i kthej përgjigje. Unë nuk jam dënuar, as për mosdeklarim e fshehje pasuri.
Marsela Karapanço: Ishte vendim i shkallës së parë…
Spartak Braho: S’ka rëndë. Do ta takoj, do ta pyes me thellësi e me detaje se ka një lidhje me një njeriun tim.
Marsela Karapanço: Për çantën e zezë.
Spartak Braho: Ka dëgjuar dhe ky. Do bëjmë një vizitë në…ky në Amerikë nuk shkon ë?
Marsela Karapanço: Jo, është në listën e zezë.
Spartak Braho: Do shkojmë në Gjermani me këtë.
Marsela Karapanço: O, me ironi kjo zoti Braho…
Spartak Braho: Jo s’është ironi, është e drejtpërdrejtë.
Marsela Karapanço: Ju keni kërcënuar njeri me çantën tuaj të zezë?
Spartak Braho: Ky ishte kërcënuar? Jo, s’është kërcënuar njeri.
Marsela Karapanço: Megjithatë çanta e zezë është bërë problem.
Spartak Braho: Kush e ka mizën nën kësulë, i djeg çanta e zezë.
Diskutime rreth kësaj post