25-vjeçarja e lindur në Durrës, por e rritur në Itali, Beniada Nishani (Jakiç), duket se nuk po ndalet në karrierën e saj si modele për revistat e famshme ndërkombëtare.
E njohur në Shqipëri si mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani, ndërkohë që sapo ka nisur një fazë e re në karrierën e saj si modele imazh i revistës “Playboy” të Portugalisë, ka marrë oferta të tjera për editoriale mode, siç është revista e famshme GQ e Italisë.
Beniada ka realizuar një set fotosh nudo, që ajo e konsideron një zhveshje me klas, duke qenë se nuk sheh asgjë vulgare në pozat e saj.
E pyetur nga gazeta “Panorama” për fotot e reja të realizuara në Sardenja, Beniada tregon: “Është një set fotosh që u shkrepën për një editorial për GQ Italia. Fotot u realizuan me fotografin Fabio Pregnolato, gjatë pushimeve të mia në Sardenja.”
Në lidhje me guximin për të pozuar nudo, ajo përgjigjet: “Kjo është puna ime, pasi në jetën private jam tjetër person”. Natyrisht që ajo merr shumë komplimente për linjat elegante dhe format e rrumbullakosura, nga personat që e rrethojnë.
E pyetjes nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje deri tani në fizikun e saj perfekt, ajo i përgjigjet: “Kam gjithçka origjinale në trupin tim, por në të ardhmen ndoshta! Mendoj që pas moshës 30- vjeçare, nëse nuk do të më pëlqejë diçka në trupin tim, apo nëse nuk do të dukem si tani pse jo? Pra, gjithmonë nëse do ta kem të nevojshme”.
Po çfarë quan ajo pjesën më të bukur të trupit, vithet apo gjoksin?
“Nuk jam unë që mund ta them këtë, por di që komplimentet më të shumta i marr për këmbët e gjata”, përfundoi Beniada për gazetën “Panorama.
Diskutime rreth kësaj post