Shqiptarët duket se janë të dashuruar marrëzisht me komunizmin, madje kanë ruajtur me fanatizëm edhe zakone të ndryshme nga periudha e “xhaxhit” Enver.
Në komunizëm, jo gjithçka ka qenë negative, por në demokracinë tonë të cunguar kemi kthyer gjithçka mbrapsht dhe i kemi rrokullisur punët siç kemi dashur vetë.
Planimetria ka qenë një ndër gjërat më të mira që kemi trashëguar nga komunizmi, por e kemi përmbysur.
Shtëpitë janë ndërtuar pa plan, për të mos folur për pallatet që janë bërë pa standardin më minimal të sigurisë. Ajrosja dhe ndriçimi mungojnë. Madje, ka edhe prej atyre komplekseve që hap dritaren të marrësh pak ajër dhe sheh përpara vetes murin e fqinjit. E tmerrshme!
Megjithatë, asgjë nuk është më shqetësuese se zhurmat që vijnë nga dhomat e gjumit. Pallatet e mijëvjeçarit të ri janë aq skandalozë, sa dëgjohet gjithçka.
E dimë edhe kur komshiu bën ndonjë hata në banjo, për të mos folur për zhurmat në dhomën e gjumit.
Familjarët kanë frikë të bëjnë seks, se i gjithë pallati dëgjon. Ka edhe prej atyre rasteve kur është thirrur policia për të denoncuar dhunën në familje.
Një qytetar në Tiranë, shumë i njohur, para disa kohësh tha:
Kam frikë të kryej marrëdhënie me të dashurën, se më denoncon komshiu poshtë. E fillon nga goditja e murit e deri te të bërtiturat, se kemi fëmijë”.
Në fund, keqbërësi është gjetur me “presh në dorë”. Pyetja që bëjmë vetvetiu është: A thua e kemi në gjak spiunimin?
Jo, janë thjesht ndërtuesit e fëlliqur, që kanë shfrytëzuar shtetin pa shtet.
Diskutime rreth kësaj post