Louise Van Der Velde, eshte nënë e dy fëmijëve. Burri e ka lene te ve dhe sot është 43 vjeç.
Pas vdekjes se burrit te saj ne vitin 2004, ajo pohon se po jeton çdo ditë të jetës së saj, si të ishte e fundit.
“Te jetoj jetën time seksuale është puna ime e jetës”, thote ajo, teksa ka treguar një seri historish tradhtie që ajo ka regjistruar me 80 burra të martuar.
Louise thotë se javët pas “Shën Valentinit” janë ditët më të zëna të gjithë vitit për tradhtitë seksuale.
Ajo pretendon se edhe bashkëshortet e meshkujve me të cilët ajo kryen marrëdhënie, e dinë që tradhtohen nga burrat e tyre, por mbyllin sytë pasi nuk i përmbushin seksualisht.
Louise shton më tej se këto gra janë vetë fajtore, pasi fokusohen vetëm te puna, fëmijët, përditshmëria e jetës dhe në mënyrë të vetëdijshme ‘braktisin’ krevatin bashkëshortor.
Louise tregon se filloi të tradhtojë burrin e saj në vitin e fundit të martesës së saj, një vit para se burri i saj të ndahej nga jeta.
“Kam bërë këtë jetë që nga ajo kohë. Vdekja e tij më bëri të kuptoj se duhet të kap ritmin e ditës dh ta shfrytëzoj atë. Njerëzit duhet të gjykojnë më pak dhe të bëjnë më shumë seks. Ky është një apel më shumë për gratë: kënaqini më shumë burrat tuaj me seks, përpara se ata të jenë përgjithnjë të pakënaqur. 60% e çifteve tradhtohen. Nëse do të ishin më të hapur me seksin, do të ketë më pak tradhti”, thotë Louise, që e quan veten terapiste seksi.
Diskutime rreth kësaj post