Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit është shoqëruar me debate dhe ngritje tonit të zërit mes deputetes Rudina Hajdari dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Hajdari ka kërkuar që të tregojë qëndrimin e saj për kërkesën e opozitës për ndryshimin e sistemit, por nuk është lejuar nga Ruçi. Kreu i Kuvendit ka ndërprerë disa herë fjalën deputetes dhe ka ngritur dhe zërin.
Hajdari: Mund të marrë fjalën se kam dy orë që pres
Ruçi: Nuk keni dy orë se 40 minuta ka që na nisur mbledhja
Hajdari: Kam kërkuar fjalën disa herë.
Ruçi: Vazhdoni mund të flisni.
Hajdari: Unë jam dakord me nismën e deputetëve dhe kam disa qëndrimet e mia.
Ruçi: Nuk mund të flasësh për këtë gjë, sot është për tjetër gjë mbledhja.
Hajdari: Jam anëtarë e Komisionit të Legjislacionit dhe dua të japë qëndrimet e mia.
Ruçi: Jo nuk mund të flasësh fare për këtë, do ketë mbledhje të tjera për këto qëndrime.
Hajdari: Po dëgjova zotin Murrizi…
Ruçi: Mbledhjen e drejtojë unë këtu, jo Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post