Mbrëmjen e djeshme, Ilnisa Agolli ka folur për jetën e saj intime pas ndarjes nga bashkëshorti, me të cilën ka edhe një vajzë, Anaisi.
Gazetarja e njohur ndau me banorët e “Big Brother VIP3” histori mjaft personale, ku u shpreh se prej 10 vitesh nuk ka fjetur me një burrë në krevat, duke shtuar se ishte “terror”.
Më tej, Ilnisa u shpreh se i kishte munguar një puthje dhe tha se është falënderuese që njohur Meriton Mjekiqin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Meritonin që zbulova këtu brenda, nuk e prisja ndonjëherë në jetë të më vinte një e mirë. E kisha ndarë mendjen, iu përkushtova punës, vajzës, qejfeve dhe netëve pa gjumë duke menduar si o Zot mbeta vetëm, si nuk gjeta një njeri që unë e dua. E çmoj shumë puthjen, e kam të shenjtë dhe më paska munguar një puthje pas kaq shumë kohësh.
Unë nuk kam fjetur me një burrë në krevat kurrë pas 10 viteve. Dhe në kishte terror, ishte të krijoja një raport intensiv dhe ta pranosh veten, e të hapësh zemrën që mund të duash një njeri në jetë”, tha Ilnisa Agolli.
Diskutime rreth kësaj post