Kryeministri Edi Rama e ka kaluar drekën e Krishtlindjeve pranë një familje në fshatin Gjormë të Laçit. Gjatë vizitës, Rama shkëmbeu shumë batuta, ndërsa premtoi se në festat e fundvitit tjetër, të gjitha familjet që janë prekur nga tërmeti do të jenë në shtëpi të reja.
“Dua të uroj Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve, pa dallim feje se i festojmë të gjithë. Edhe Krishtlindjet, edhe Bajramin e festojmë të gjithë. Një urim sidomos për të prekurit nga tërmeti. Vitin tjetër Krishtlindjet iu gjejnë në shtëpinë e re. Do të ngrihen komplekse, me projekt, ku do të strehohen të gjithë ata që janë prekur nga tërmeti. Do të bëhet Laçi qytet mjaft interesant”, u shpreh kryeministri Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post