Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendos të rikualifikojë në detyrë Sokol Stojanin, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Kështu Stojani ka kaluar me sukses procesin e vettingut.
Stojani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe ka punuar për disa vite në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2008, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe përgjatë 10 viteve të fundit ka mbajtur disa poste drejtuese, përfshirë edhe atë të anëtarit të Këshillit të Prokurorisë.
Në fillim po të shtatorit kryeprokurorja Arta Marku kërkoi hetim disiplinor për 10 prokurorë pasi këta të fundit refuzuan zgjedhjen me short të Prokurorit që do merrte në dorë çështjen SHULLAZI.
Kryeprokurorja gjithashtu shkarkoi nga detyra edhe Sokol Stojanin, Kreun e Drejtorisë së Inspektimit në Prokurori, i cili thuhet se nuk ka pranuar të hetojë 10 kolegët e tij, pas urdhërit të djeshëm të Arta Markut.
Diskutime rreth kësaj post