Deputetët e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë kanë kallëzuar ish-kryeministrin Sali Berisha, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit.
Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi shprehet se kjo situatë është e tmerrshme pasi Berisha nuk po përham panik.
Boçi shkruan:
“Nuk na mjafton koronavirusi nëpër këmbë, por tani na duhet të merremi e të mbrohemi dhe nga koronadeputetët!
Sëmundje me gjasa e pashërueshme.
Ndryshe nga i pari që shkakton temperaturë, kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje, koronadeputeti shkakton të vjella, dhimbje mendje, revoltë, neveri.
Ca mjeranë që nuk e dinë cili është roli i tyre, bëjnë kallzim ndaj ish-kryeministrit Berisha, për përhapje paniku!?
E tmerrshme deri ku shkon verbëria politike dhe deri ku shkon paaftësia profesionale.
Të thuash të vërtetën, për maskat e masat e skaduara të një qeverisje të sëmurë rëndë, na qenka përhapje paniku?!!!
Po ku ishin këta koronadeputetë të komisionit të shëndetësisë, para se virusi të mbërrinte në vendin tonë?!
Të dali njëri e të thojë se çfarë mase parandaluese propozoi, sipas detyrimit të ushtrimit të detyrës që ka, në komision.
Apo ha Muço, pi Muço!!!!
Të na tregojnë një iniciativë ligjore minimale që ndërmorën për përballimin e situatës, këta të mençurit e dynjasë.
Përndryshe të heshtin.
Minimalja duhet të vetëkallzohen për dëm publik për shkak të neglizhencës në ushtrimin e detyrës.
Në vend që të ngrefosen me padira në duar, e mira e mira, do ishte që këta të vetëkarantinohen sa më shpejt e për një periudhë sa më të gjatë, se janë mbartës të një virusi dhe më të keq.
Sëmundja e tyre është dhe kutërbuese njëkohësisht!”.
Diskutime rreth kësaj post