Kryetari i Partisë Demokratike në degën e Korçës, Andrea Mano, një personazh jo pak i njohur në opinionin publik, mësohet se është akuzuar së fundmi për mashtrim.
Burime zyrtare i thanë Citynews se Andrea Mano është kallëzuar nga një shtetas për mashtrim. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme konfirmuan kallëzimin dhe theksuan se çështja është në hetim. Kryetari aktual i PD në Korçë, Andrea Mano është nga njerëzit e shumëpërfolur dhe të akuzuar shpesh për përfshirje në afera korruptive.
Mano është akuzuar se në kohën kur ka qenë drejtor arsimi merrte shuma parash për të emëruar mësues. Më pas ai u largua nga posti duke u emëruar prefekt i Korçës, kandidoi për kryetar bashkie dhe humbi zgjedhjet në vitin 2011, nga viti 2013 ka marrë detyrën e kreut të PD së Korçës nëpërmjet një procesi të manipuluar duke u shpallur dhe vetëshpallur si mbështetës i Lulëzim Bashës, por ashtu si dhe më parë skandalet dhe akuzat për të nuk ndalojnë.
Mano ka qenë kandidat për deputet i 5 në listen e PD në qarkun Korçë. Mësohet se akuza më e fundit vjen nga një shtetas që e ka denoncuar Manon për mashtrim.
Burime nga prokuroria thanë se gjithçka pritet të zbardhet pas hetimeve që do të kryej ky institucion në lidhje më kreun aktual të PD-së në Korçë Andrea Mano.
Diskutime rreth kësaj post