Vitore Tusha kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, ka dëshmuar sot në Prokurori lidhur me kallëzimin penal që Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ngritur ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi se Tusha ka dhënë shpjegimet e saj mbi mbledhjet e KED, për të cilat kreu i shtetit ka ngritur akuzë ndaj Dvoranit. Sakaq mësohet se Prokuroria pritet të sekuestrojë edhe procesverbalet e mbledhjeve të KED dhe regjistrimet audio të mbledhjeve të këtij institucioni kyç të sistemit të drejtësisë.
Presidenca akuzon Dvoranin për mungesë transparence, qëllimi i së cilës ishte manipulimit të procesit në zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese. Pas dëshmisë së znj. Tusha në Prokurori do të thirren për të dhënë dëshminë e tyre edhe anëtarët e KED.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paditur kreun e KED-së Ardian Dvorani për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim të kompetencave’ në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese.
Diskutime rreth kësaj post