Nënkryetari i LSI ka reaguar mbi vendimin e gjykatës për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të bashkisë së Tiranës.
Me një postim në Facebook Vasili e konsidron këtë vendin antikushtetues dhe të paligjshëm. Sipas tij me këtë vendim qeveria kaloi mbi Gjykatën Kushtetuese.
Postimi i Vasilit:
“Drejtesia me Regji i garanton Pandeshkueshmerine mafias qeveritare, qe vazhdon duke i dhene truallin e Teatrit Bashkise!!
Gjykata Kushtetuese rrezoi pak kohe me pare vendimin e qeverise se rilindjes per kalimin e truallit te Teatrit Kombetar Bashkise se Tiranes! Mbi kete vendim antikushtetues e te paligjshem u prish godina e Teatrit Kombetar. Te gjithe shqiptaret po prisnin ndeshkimin e fajtoreve duke filluar nga Kryeministri e me radhe per kete krim shteteror te permasave te tmerrshme.
Perkundrazi dje Qeveria i kaloi perseri truallin Bashkise se Tiranes duke dale edhe mbi Gjykaten Kushtetuese dhe duke provuar se Drejtesia e Re eshte thjesht nje drejtesi e kapur nga rilindja dhe mbrojtese e antiligjit. Pasi kemi degjuar perralla ne shqip dhe anglisht se gjoja pandeshkueshmeria po merr fund dhe gjoja askush nuk eshte mbi ligjin po ndodh pikerisht e kunderta qe edhe pritej..!
Pandeshkueshmeria e qeverise vazhdon e paprekur dhe Drejtesia me Regji vazhdon me arka peshku e me eskursionet neper Shqiperi. Jo vetem, qe askush nuk u ndeshkua per Teatrin, por fajtoret vazhdojne te qete aferen mafioze te rrembimit te Teatrit.
Drejtesia me Regji duke mos vepruar i jep te gjithe kohen qeverise qe te perfundoje aferat mafioze ku eshte parashperblyer. Kushdo, qe duatroket per Drejtesine me Regji te arkave te peshkut e te druve te zjarrit ne Pogradec apo kanalit ne Lushnje, meriton vetem perbuzje dhe neveri si dhe tregon qarte ortakerine me mafian qeveritare.”-shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post