1675 – Gottfried Wilhelm Leibniz demonstron për herë të parë kalkulusin integral y = ƒ(x), paralelisht me dhe në mënyrë të pavarur nga Isak Njutoni, duke u bërë bashkë-themelues i kësaj fushe të matematikës. Leibniz – filozof, historian, matematikan, jurist, diplomat, filolog – figurë e rëndësishme në mendimin perëndimor, lindi në Leipzig. Ai ishte presidenti i parë i Akademisë Prusiane të Shkencave.
Në 10 vitet e fundit të jetës, një nga përkushtimet e tij u bë edhe gjuha shqipe. Së pari, Leibnizi goditi mitin se shqipja, meqenëse flitej në Ballkan, bënte medoemos pjesë në grupin e gjuhëve sllave, apo rridhte nga greqishtja ose latinishtja. Ai besonte se shqipja ishte ilirishte (siç do të demonstrohej nga Franz Bopp më shumë se një shekull më vonë); Leibniz mendonte se shqipja kishte lidhje me gjermanishten dhe këto ngjashmëri ai i kërkon në keltishten e lashtë.
Mendimet mbi shqipen, Leibniz i shprehu në letërkëmbimet e tij (1705 – 1715) me shkencëtarë, studiues e intelektualë të kohës – gjithsej 5 letra mbi shqipen.
Vlera e ideve të Leibnizit qëndron edhe në faktin se si shkencëtar serioz, ai tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve të tjerë për t’u marrë me studime në fushë të shqipes. Ky interesim i Leibnizit mund të shpjegojë ndoshta edhe arsyen pse albanologjia ka tërhequr vazhdimisht shkencëtarë, gjuhëtarë e filologë ndër më të shquarit gjermanë e nga bota.
Leibniz shkroi kryesisht frëngjisht e latinisht, dhe pak gjermanisht. Shumica e shkrimeve të tij ndodhen ende të pa botuara, dhe janë mrarë në mbrojtje nga UNESKO. Në vitin 1985, qeveria gjermane krijoi Çmimin Leibniz, duke ofruar një shpërblim vjetor prej 1-milionë e 550-mijë euro për rezultate praktike dhe 770-mijë euro për ato teorike në shkencë. Ky është çmimi më i lartë në botë për arritje shkencore.
1889 – Uashingtonit pranohet si shteti i 42-të i Shteteve të Bashkuara. Kongresi e kishte miratuar këtë disa muaj më parë, por një prej kushteve të përcaktuara për shtetësi ishte miratimi i një kushtetute të shtetit. Vetëm pas kësaj, presidenti Benjamin Harrison nënshkroi aktin e pranimit të shtetit te ri.
1918 – Lufta e Parë Botërore: Gjermania nënshkruan një marrëveshje për armëpushim me aleatët në një vagon treni në pyllin Compiègne të Francës. Luftimet ndaluan zyrtarisht në orën 11:00, të ditës së 11 te muajit të 11 dhe kjo ditë është nderuar çdo vit me një heshtje dy-minutëshe, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur 11 nëntorin Ditën e Veteranëve .Lufta e parë Botërore përfundoi zyrtarisht me nënshkrimin e Traktatit të Versajës, më 28 qershor 1919.
Diskutime rreth kësaj post