Kalendar / Çfarë ka ndodhur më 13 tetor ?
1792 – George Washingtoni vendos gurthemelin e parë të Shtëpisë së Presidentit në Uashington, DC, Shtëpia e projektuar nga James Hoban, do të kishte 3 kate dhe më shumë se 100 dhoma. Emri “Shtëpia e Bardhë”, iu dha zyrtarisht në vitin 1901.
1911 – Në Shkodër lindi Migjeni ose (Mi)llosh (Gje)rgj (Ni)kolla, poet e prozator. Të parët e tij me mbiemrin Dibrani zbritën nga Reka e ranë në Shkodër. Më 1922, i ati, Gjergji, mori pjesë me Nolin në Kuvendin e Beratit për shpalljen e Autoqefalise Ortodokse Shqiptare. Migjeni mësues fshat-më-fshat ishte 26 vjeç kur vdiq. Jo për më shumë se 7 vjet, ai shkroi prozë, skica, poezi që tingëllojnë këngë vajtimi të dhimbjes, varfërisë e mjerimit. Edhe pse nuk pa një libër të vetin të botuar, Migjeni shtroi udhën e letërsisë bashkëkohore shqipe. Ç’mund të kishte arritur nëse do të jetonte gjatë? Si erdhën kohët – pa liri shprehje e mendimi – në një mënyrë a tjetër, zëri i Migjenit do të ishte mbytur. Po sot ka lindur edhe shkrimtari tjetër i madh, Dritëro Agolli.
1939 – Harry James dhe grupi i tij muzikor regjistroi këngën “On a Little Street in Singapore” për Columbia Records. Një i ri bënte pjesë në këtë grup; ai quhej Frank Sinatra, në një nga regjistrimet e tij të para.
1943 – Italia i shpall luftë Gjermanisë, ish-partnere e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me rrëzimin e Musolinit nga pushteti dhe rrëzimin e qeverisë fashiste në korrik, gjenerali Pietro Badoglio, që kishte marrë pushtetin në vend të Duçes me kërkesë të Mbretit Viktor Emanuel, filloi negociatat me gjeneralin Eisenhower në lidhje me një dorëzim të kushtëzuar të Italisë. Në ditën e dorëzimit italian, Hitleri nisi operacionin për pushtimin e Italisë. Ndërsa trupat gjermane hynë në Romë, gjenerali Badoglio dhe familja mbretërore u larguan në Brindisi, në juglindje të Italisë, për të ngritur një qeveri të re antifashiste.
2008 – Parlamenti Evropian ndryshon procedurën e përdorimit të Himnit të Bashkimit Evropian dhe vendosi për t’u luajtur vetën në hapjen e Parlamentit pas zgjedhjeve dhe në seancat formale. Melodia Ode to Joy (nga Simfonia No. 9 e Bethovenit) u adoptua si Himni i Evropës nga Këshilli i Evropës në vitin 1972 dhe pastaj Komuniteti Europian – që nga viti 1983 Bashkimi Europian – në vitin 1995, kjo Melodi u bë Himni kombëtar i Rodezisë. Në vitin 2008, Ode to Joy u përdor nga Kosova si Himn Kombëtar derisa ajo miratoi të vetin – Ode to Joy u luajt në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, edhe si shenjë mirënjohje për rolin e BE-së në pavarësinë e saj nga Serbia.
Diskutime rreth kësaj post