Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian Johanes Hahn ka bërë bashkë pozitën dhe opozitën.
Në këtë takim është diskutuar rreth gjetjes së zgjidhjes për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë që t’i hapet rrugë miratimit të rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas burimeve brenda takimit, opozita kategorikisht ka kërkuar zhbërjen e dy marrëveshjeve, atë për demarkacionin dhe Asociacionin si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, raporton “zeri.info”.
“Liderët opozitarë nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre të mëhershme: zhbërjen e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, zhbërjen e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka thënë burimi brenda takimit.
Me tutje sipas këtij burimi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,Kadri Veseli në funksion të daljes nga qëndrimet e barrikaduar fillimisht ka propozuar që lidhur me demarkacionin në fazën e parë të procedohet në Kuvend e pastaj të shkohet në arbitrazh ndërkombëtar. “Pasi opozita ka refuzuar, kryetari i PDK-së Kadri Veseli e ka tërhequr propozimin e PDK-së”, theksoi i njëjti burim.
Po ashtu, sipas burimit brenda takimit të liderëve, gjatë diskutimit të tij kryetari i PDK-së Veseli ka potencuar se në funksion të përparimit të dialogut duhet që menjëherë të zhbllokohet ura mbi lumin Ibër në mënyrë që qytetit të Mitrovicës t’i rikthehet normaliteti dhe lëvizja e lirë e qytetarëve.
“Si dhe të ndalohet procesi i kolonizimit ( ndërtimi i banesave kolektive ) që është duke u zhvilluar në veriun e Kosovës nga mekanizma të mbështetur drejtpërdrejtë nga Serbia, kolonizim i cili na kujtohen përpjekjet e dikurshme të Milosheviqit për të ndryshuar strukturën etnike dhe demografike të Kosovës”, ka thënë Veseli në takim.
Me tutje sipas këtij burimi, Veseli shtoi se duhet që nëse flitet për demarkacionin si kusht i liberalizimit të vizave, atëherë duhet që të kryhet edhe demarkacioni i kufirit të Kosovës me Serbinë.
Diskutime rreth kësaj post