Fatbardh Kadilli, i cili kandidoi për kreu e Partisë Demokratike, duket se nuk i del inati me rivalin e tij, Lulzim Basha. Zoti Kadilli ka shfrytëzuar një analizë, të cilin e ka publikuar ditën e djeshme në rrjetet sociale, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të kreut të PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai apelon për hapje të Partisë Demokratike, jo vetëm kur ajo është në momente dhe situata të vështira. Sipas Kadillit, PD sa vjen dhe po zvogëlohet si parti politike.
“Fakti që kërkesa për hapje të PD është e vjetër dhe e përsëritur flet vetë. Mbyllja është e vërtetë. Edhe pse shpesh ka pasur cikël dhe frymë hapje, PD po aq shpesh hyn në një proces të kundërt, tkurret. Dy janë arsyet që unë gjej ndër shkaqet e këtij procesi “çil e mbyll”, shkruan ai.
Më tej në reagimin e tij të gjatë në rrjetet sociale, kritiku i Bashës, zoti Kadilli, theksoi se ironikisht, mbylljet janë pasuar me hapjen e radhës, të drejtuar po nga vetë kryetari që e mbylli. Madje, ai nuk nguroi që ta etiketojë lidershipin e Partisë Demokratike në vite si autoritar dhe diktator.
“E ka bërë Berisha, e ka bërë dhe Basha. Kur kanë menduar që u nevojiten edhe ata që larguan, kanë iniciuar me bujë “hapjen”. E kanë bërë duke u sjellë si ata që kanë çelësat e shtëpisë. Kanë ushqyer jo gabimisht bindjen se është kryetari që e bën hapjen dhe se hapje quhet rikthimi në tribunën e partisë të dikujt që ka ikur, ose sjellja në tribunë e dikujt që duket interesant dhe i pëlqyer për stinën politike. Ky është dëmi më i madh që i është bërë PD pasi ka prekur ADN e saj origjinale. I ka hequr thelbin e saj si lëvizje popullore dhe e ka kthyer në një bashkim njerëzish që mbështesin kryetarin liderin”, nënvizoi Fatbardh Kadilli, i cili rivalizoi me Lulzim Bashën për kreu e Partisë Demokratike, në zgjedhjet e mbajtura brenda PD në 13 qershorin që sapo lamë pas.
Diskutime rreth kësaj post