Ish-kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli e quajti të gabuar vendosjen e një shenje barazimi mes Sali Berishës dhe Tomë Doshit, të dy të shpallur non grata në SHBA.
Deklarata e Kadilli:
“Sali Berisha një nga njerëzit më kontributorë në PD nuk mund të krahasohet me Tom Doshin. Tentativa për të vënë shenjë barazimi është fyese. Krahasimi nuk mund të vendosë shenjë barazie. Është një personalitet që është institucion politik me të mirat dhe të këqijat e veta, që e ka mbyllur epokën e tij politike. PD duhet të jetë me të njëjtin standard”, tha Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post