Besart Kadia u emërua disa ditë më parë zv.ministër i Financave dhe Ekonomisë në qeverinë Rama. Lidhur me këtë lëvizje, deputeti Myslim Murrizi shprehet e i gjithë ky teatër prej 30 vitesh e ka zanafillën tek filli bolshevik.
Murrizi tha se politikanët gjithë ditën zihen gjithë natën bëjnë atë që s’thuhet.
“136 parti politike të regjistruara në Gjykatën e Tiranës janë treguesi më i mirë se çfarë bolshevizmi mbartin forcat politike. PD ka tri ditë që është ngritur në këmbë për Islamin, para 6 javësh shpalli armik Rusmajlin, ju punësuat Besart Kadinë, ata nxorën letrën dhe thanë e kemi shpallur armik.
I gjithë ky teatër prej 30 vitesh e ka zanafillën tek filli bolshevik, sepse prej 30 vitesh janë drejtues nga komunistë. Partitë politike shqiptare nuk janë demokratike. Këta gjithë ditën zihen gjithë natën bëjnë atë që s’thuhet, kështu më tha një i moshuar dhe kjo është e vërteta. Do ishte mirë të kishin kurajo, që të bëhej ligj real politik për partitë politike shqiptare”, – tha Murrizi nga Kuvendi.
Diskutime rreth kësaj post