Kadaré nderohet me “Legjionin e Nderit” në Francë
PARIS
“Legjioni i Nderit” i publikuar në Gazetën zyrtare të Republikës françeze nderoi shumë viktima të atentateve në Paris të janarit 2015, heronjëve të sulmit të ndaluar në trenin e Thalysit në gusht, shumë prej të cilëve u dekoruan posthum.
Ky titull i cili shpërndahet tradicionalisht çdo 1 Janar të vitit ka në vete shumë figura të njohura të botës së artit, sportit, politikës, gazetarisë, e kështu me rradhë.
Në mesin e të dekoruarve është edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadaré, i veçuar për kontributin e tij në fushën e letërsisë. Nderim ky i dhënë nga Ministria e Kulturës dhe Komunikimit.
Bartësit e Legjionit të Nderit të gradës së 3-të (Commandeur) aty ku edhe bën pjesë Ismail Kadaré, dekorohen me një kravatë me fjongo të kuqe, e cila vihet përreth qafës.
Diskutime rreth kësaj post