Shkrimtari i njohur Ismail Kadare nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit Bujar Nishani për të marrë medaljen e “Urdhërit të Flamurit” me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij – raporton Facebook Spy, suplementi i fundjavës në DITA.
Nishani e zbuloi në një darkë me gazetarët se i është drejtuar me një letër Kadaresë, por nuk ka marrë një përgjigje nga shkrimtari.
“Eshtë një fakt që nuk e kam bërë publik në media. Por e vërteta është se i kam dërguar me shkrim një letër shkrimtarit, ku sugjeroja prezencën e tij në Tiranë për të marrë medaljen më të lartë që kemi “Urdhrin e Flamurit”, pikërisht në vitin e 80 të lindjes së tij. Por nuk kam pasur një përgjigje pozitive, duke e lënë këtë aktivitet të zhvillohet në një kohë të dytë”– u ka thënë Nishani gazetarëve.
Diskutime rreth kësaj post