Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka folur për garën që do të mbahet më 13 qershor duke treguar se nuk e ka kërkuar mbështetjen e Berishës.
Ndërsa për Bashën, të cilin e cilëson si përgjegjës kryesor për prishjen e marrëdhënies me aleatët, shtoi se merr mbështetje më të madhe nga Rama se nga Berisha, por nga Rama në mënyrë indirekte me oferta.
Deklarata e Kadillit:
“PD nuk mund të prishet kurrë me aleatët strategjikë dhe jam i bindur që këtë e ka prioritet Berisha i pari në parti. S’i kam kërkuar mbështetje, jo se s’më intereson por se qasja ime nuk lidhet me këtë mënyrë. Berisha ka dhembshuri më të madhe për PD sesa Basha, i cili është përgjegjës për prishjen me aleatët. Gjithmonë është menduar se Berisha mbështet Bashën se është produkt dhe investim i Berishës. Nuk arriti të krijonte në PD atë që duhet, fitoren dhe ajo që Berisha kërkon më pak është të jetë nr.2, të bëhet me nr.3. Sot Basha mbështetjen më të madhe e merr nga Rama në mënyrë indirekte. Ka mekanizma plot me ofertën se me ty do të vazhdoj”, u shpreh Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post