vFlakët vijojnë të përhapen me shpejtësi në Malin e Shëngjinit, duke vënë në rrezik banesat dhe hotelet. Një qytetar i bën apel deputetit të zonës, Agron Gjekmarkaj, për ndihmë. Sipas tij, Policia nuk po merr masat e duhura për neutralizimi e flakëve.
“Edhe njëherë Agron, më fal për shqetësimin, por. Ka dhe shpërthime minash atje. Prefekti nuk del, Policia nuk përgjigjet, thotë se po merr masa, por asgjë nuk po bën”, shprehet qytetari.
Vetë deputeti, në një reagim të bërë pak më herët, u shpreh se mbrëmë ishte një natë e frikshme dhe bëri thirrje të aktivizohet çdo mjet për të mbrojtur qytetarët dhe pronat e tyre në Shëngjin.
Diskutime rreth kësaj post