Nevina Shtylla ka vendosur që së fundmi me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ t’i përgjigjet ndjekësve të saj rreth pyetjeve të ndryshme që ata kanë.
“Çfarë ke për t’u thënë atyre që të shajnë?”, ka shkruar një prej fansave, të cilit Shtylla nuk ka hezituar t’i kthejë përgjigje.
“Dua t’i jap pak nga dashuria që u mungon se mbetën të mbushur me negativitet. Kritika është e mirëpritur”, është përgjigjur Nevina duke treguar se komentet negative nuk i krijojnë aspak bezdisje.
Ajo i është përgjigjur edhe pyetjeve të tjera lidhur me daljet e saj në televizion, në një prej të cilave ka diferencuar dhe produksionet në të cilat është ndjerë më mirë, si ‘Maratona e Këngës’ dhe ‘E diell’. Nevina ka pohuar se nga këto dy formate ka ruajtur miqësi të cilat i gëzon dhe sot.
Diskutime rreth kësaj post