Një foto e banorit të “Big Brother Vip”, Luizit dhe këngëtares Mariza Ikonomi, bëri namin në rrjet, ku lart e poshtë u tha se dyshja kanë qenë në një lidhje, mirëpo sa e vërtetë është kjo?
Ka qenë vetë Mariza, e cila u ka dhënë fund këtyre thashethemeve, duke pohuar se fotoja mes tyre është shkrepur në prapaskenat e Festivalit dhe se mes tyre nuk ka pasur asgjë.
Pyetje: Janë bërë virale disa foto te tuat me Luiz Ejllin, madje jeni përfolur në media për më tepër se miqësi. Është e vërtetë që keni qenë dikur në një lidhje?
Mariza Ikonomi: “Tani që po më thua ti po shoh se cfarë ka ndodhur, sepse sinqerisht nuk ia kisha idenë për këto thashetheme që janë përhapur. Fotot tona janë shkrepur në prapaskenën e Festivalit. Nëse s’gabohem ka qenë hera e parë dhe e fundit që ne kemi bërë foto”.
Pyetje: A ka patur lidhje mes jush?
Mariza Ikonomi: “Jo, asnjëherë. Luizi është një djalë shume i mire, karizmatik dhe një koleg që e vlerësoj shumë”.
Diskutime rreth kësaj post