Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje për mediat ka folur për skandalin e daljes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë.
Basha tha se Rama jo vetëm nuk dha dorëheqjen pas këtij skandali por ia hodhi “fajin” bravave të AKSHI-t. Sipas Bashës, ndjesa e Ramës ishte sa për të kaluar radhën. Ndërsa këmbënguli se kryeministri duhet të kishte dhënë sot dorëheqjen.
Deklarata e Bashës:
“Ka plasur një skandal tjetër që në çdo vend normal duhet të ishte pasuar nga dorëheqja e Ramës, po jo vetëm që s’ka dhënë dorëheqjen por doli sot për të na shpjeguar se si ishte problem i bravave të akshit. Rama filloi me patronazhistët sistemi që ndërtoi në funksion të masakrës së 25 prillit.
Të dhënat më sensistive të qytetarëve të marra nga drejtoria e tatimeve apo përmes të dhënave të tjera të aksesueshme nga qeveria në mënyrë të paligjshme i ishin vënë në dispozicion të kryeministrit. Skandali i rrjedhjes së të dhënave sa i takon të ardhura është konfirmim i skenës kriminale të krimit elektoral të ndërtimit të sistemit të ri të shtetit të sistemit të patrinazhistëve. Rama e di këtë dhe kjo është arsyeja pse ka dalë ri mbrojë.
Në një vend normal i pret ndjekja penale dhe dënimi me burg. Në veçanti ata që kanë dënuar skemën e vjedhjes së të dhënave dhe dalja e të dhënave të një numri të madh qytetar3ësh. Është skandalozë do ishte skandaloze po të kishte ndodhur para 12 vitesh apo 13 vitesh është dyfish skandaloze sot se tregon shkallën e lartë të dobësisë që Shqipëria tregon për të mbrojtur të dhëna sensistive. Kjo vjen pas një sërë skandalesh të tjera, skandali i serverit të tatimeve, për të marrë të dhënat e të gjitha kompanive dhe servera private. Kush do përfundojë në burg për këtë”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post