Ish deputeti i PD-së, Osman Stafa ka komentuar tryezën e përbashkët midis PS-PD dhe LSI për Reformën Zgjedhore. Ish deputeti shprehet se kjo marrëveshje ka anë të errëta.
“Palët janë të detyruar që të ulen në tryezë. Unë e përshëndes sepse pavarësisht represionit dhe arrogancës së pushtetit, djegia e mandateve është elementi i fundit që mund të marrë një opoztë. Mënyra sesi u ulën palët shoh pikëpyetje të errëta. Unë kam frikë se dhe kjo marrëveshje nuk do të jetë produktive nuk do ti shërbejë Shqipërisë. Unë e quaj të imponuar. Palët janë të urdhëruara.” – ka thënë Stafa.
Diskutime rreth kësaj post